Drejtësia favorizoi Ivanoviqin

Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka ndryshuar përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit nga frika se gjykatësit vendorë do t’i kthenin në paraburgim të akuzuarit për “Krime lufte”, Oliver Ivanoviq dhe Dragoljub Delibashiq.

Lajme

08/10/2015 08:02

Ndonëse që nga fillimi për rastin “Ivanoviq” në shkallë të dytë kishin vendosur dy gjyqtarë vendorë dhe një ndërkombëtar, pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të akuzuarve për “Krime lufte”, Peci e ka ndryshuar përbërjen e trupit gjykues, duke bërë që në panelin e gjyqtarëve të jenë dy ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor.

Një ndryshim të tillë Peci nuk e ka bërë përmes ndonjë njoftimi me shkrim, por përmes telefonit, duke e kontaktuar kryetarin e trupit gjykues, ku sipas burimeve të gazetës “Zëri”, një veprim i tillë është bërë pas presionit ndërkombëtar dhe nga frika se rikthimi i Ivanoviqit në paraburgim do të mundë të krijonte pakënaqësi tek serbët./Zëri/