Ja si i gëlltit vrima e madhe duke pritur autobusin (Video)
Në një stacion të autobusëve në Kinë, befasisht është hapur një vrimë e madhe e cila ka gëlltitur katër persona që ishin duke pritur transportin publik, shkruan “Independent”.
Fun
Pamjet e tmerrshme të regjistruar nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur njerëzit të cilët po prisnin autobusin në provincën Heilondiang zhduken pa asnjë gjurmë, transmeton lajmi.net.
Një grua kishte mbetur e bllokuar në një armaturë të çeliktë nën sipërfaqen e asfaltit.
Ndërkaq, videoja tregon se si edhe një grup i kalimtarëve mundohen të shpëtojnë njerëzit të cilën kishin rënë në vrimë. Por fatmirësisht pas disa minutave tentim ata kanë arritur të dalin në sipërfaqe.
Vrima ka qenë dy metra e thellë dhe kishte zënë një sipërfaqe prej 10 metrave katrorë. Sipas autoriteteve kineze, katër persona kanë përfunduar në spital me lëndime të lehta trupore, kurse shkaku i hapjes së vrimës mbetet i panjohur. (lajmi.net)