Mitrovicë: Xhamia në Veri me lejen e Jugut (VIDEO)
Për ta jetësuar dëshirën e tyre të ndërtimit të xhamisë së Suhodollit, banorët mblodhën paratë vullnetarisht për të ngritur një objekt fetarë në këtë pjesë të Mitrovicës veriore.
Lajme
Edhe toka në të cilën do të zë vend, është bërë dhuratë nga njëri prej tyre për bashkësinë islame të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.
Vullneti i banorëve për të ndihmuar është i madh meqë e njëjtë është edhe nevoja për xhami në këtë pjesë veriore të Mitrovicës.
Por, pavarësisht se toka gjeografikisht është në veri të Ibrit, Bashkësia Islame do të aplikojë për leje në komunën e Mitrovicës së jugut.
