Aktori i ‘Arrow’ futet në ring në WWE, sulmon mundësin (Video)

Stephen Amell është futur në ring dhe ka grushtuar luftëtarin e WWE pasi ai e ka provokuar në tribuna.

ShowBiz

11/08/2015 23:33

Aktori që luan rolin kryesor, atë të heroit Oliver Queen në serialin ‘Arrow’, Stephen Amell, ka dalë nga kontrolli derisa po shikonte një ndeshje të sportit të mundjes në WWE.

Ai ka sulmuar njërin nga pjesëmarrësit, mundësin i njohur me emrin Stardust, ku ka hyrë në ring nga tribunat, transmeton Lajmi.net.

Amell e ka bërë këtë pasi Stardust i është afruar atij në tribuna e madje e ka goditur në fytyrë, gjë që e ka zemëruar pa masë aktorin i cili menjëherë ka shkuar pas tij dhe është futur në ring, ku ka filluar ta godasë derisa sigurimi ka ndërhyrë./Lajmi.net

Kjo është videoja e plotë

YouTube player