Kështu blejnë klikime në YouTube artistët e estradës (Video)

Një 15-vjeçar ka vendosur që të ofrojë dëshmi për klikimet që estrada po i blen në YouTube.

ShowBiz

11/08/2015 09:28

Shpetim Racaj, në emailin e dërguar në redaksinë e Lajmi.net, pretendon se ka 2 vite që kur mbi 50% e estradës kanë blerë klikime nga ai.

“Tash dua të dal publikisht të ju tregoj të vërtetën sepse më vjen inat kur i shoh artistët duke gënjyer në media për klikimet e tyre”, thotë ai në emailin e dërguar në Lajmi.net.

Ai madje ka publikuar këtë video, e cila është një video e pakuptimtë dhe e shkurtër dhe e cila për 2 ditë ka mbledhur mbi 50,000 klikime:

YouTube player

“Nëse nuk besoni, unë sot do e postoj një video tjetër dhe pas dy ditësh do të ketë mbi 60,000 klikime”, ka shtuar ai.

Është e pamundur që kjo video të merrte kaq shumë klikime në mënyrë organike dhe pa views të blerë.

Për më tepër, ajo ka edhe shumë pak likes apo pëlqime, disproporcion ky që rëndom ndodh me shumë video nga këngët e estradës.

Për fund, Racaj tregon edhe artistët që sipas tij, kurrë nuk blejnë klikime.

“Të vetmit që kurrë nuk kanë blerë klikime tek unë apo tek dikush tjetër janë grupi PINT, Unikkatili, Elvana Gjata dhe kompania Threedots dhe pak artistë tjerë”, thotë ai.