Odegaard: E ardhmja ime vendoset së shpejti

Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard ka konfirmuar se e ardhmja e tij do të vendoset së shpejti.

Sport

10/08/2015 09:22

Mesfushori 16 vjeçar ende nuk e di nëse do të mbetet te Los Blancos apo do të huazohet te një klub tjetër.

”Duhet të arrijmë në fund të përgaditjeve para-sezonale dhe pastaj do të shohim. E gjithë ajo çfarë mund të them për momentin është se ndjehem shumë i lumtur te Reali”

”Kam mësuar shumë gjatë ndeshjeve para-sezonale dhe dua të përmirësohem ende. Nuk jam duke luajtur me stres, jam i ri dhe mund të zhvillohem ende”, tha Odegaard.