Pamje nga shpërthimi në Tiranë ku mbetën të lënduar disa persona (Video)
Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një lokal në lagjen "Don Bosko" në kryeqytet.

Lajme
Burime zyrtare nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 17 persona kanë mbërritur të dëmtuar, dy prej të cilëve janë dërguar në Repartin e Djegie-Plastikës me lëndime më të rënda. Deri tani nuk ka të dhëna rreth identiteteve të të plagosurve.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendgjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve. Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke pasuar me flakët e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e gazit të ketë qenë një rrjedhje gazi, raporton Shekulli.
