Migrim i madh në edicionin e XIV të DokuFest
Shumë njerëz migruan në Prizren për të marrë pjesë në hapjen e edicionit të XIV të festivalit ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest.
ShowBiz
Migrimi është tema e këtij viti në festival, me qëllim që të bashkëndjehet me ëndërrat dhe vuajtjet e të prekurve nga ky fenomen, raporton lajmi.net.
“Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që zyrtarisht ka hapur Festivalin në kinemanë e hapur të Lumbardhit, e që është një udhëtim i thellë personal i atyre që gjithmonë do të kenë flakën brenda tyre.
Filmi tregon luftën e njerëzve në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Diku pa kujtime. Diku pa zakone. Por ende me shpresën se gjithçka do të jetë mirë.
Dhe jo vetëm ky film, të zgjedhur nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.
Drejtor artistik i DokuFest, Veton Nurkollari ka thënë se të gjithë ata qëpo marrin pjesë në DokuFest e dinë pse dhe ku kanë shkuar, ndryshe që për migrantët e vërtetë destinacioni është i panjohur.
“Those Who Feel the Fire Burning” sipas Nukollarit ëhstë film që flet për andrrën e njerëzve për të gjetr një jetë më të mirë përmes rrugëtimeve ku lufta për mbijetesë nuk len vend përgjumë.
“Dikush nga ju edhe në fillim të këtij viti nga stacioni i autobusëve e ka përjetuar ndjenjën e të ikurit. Migrimi i njerëzve tani është njëra ndër çështjet më kontraverse dhe urgjente të botës sonë moderne. Për shumë nga ne, migrimi është bërëdiçka për t’u përçmuar dhe migrantët njerëz prej të cilëve frikësohemi.Luftërat, uria, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë disa nga arsyet që i shtyjnë individët dhe familjet të marrin rrugën e migrimit, shpesh edhe duke rrezikuar jetët e tyre. Ne jemi dëshmitarë të një lëvizje të paparë të njerëzve, vetëm e vetëm për tu përballur me një ardhmëri të pasigurtë”, tha ai, raporton lajmi.net.
Filmat nga programi garues janë në thelb të festivalit dhe përzgjedhja e këtij viti sjell disa nga titujt më të mirë të filmave dokumentar si dhe atyre të shkurtër dhe eksperimental, në qytetin sharmant të Prizrenit dhe në kinematë e tij të hapura tanimë të njohura, me ç’rast këtë vit ëhstë shtuar edhe një kinema e re, the Dream Cinema (Kino Andrra).
DokuFest gjithashtu prezanton një numër rekord të filmave shqip nga filmëbërës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë.
Dymbëdhjetë dokumentarë të shkurtër të prodhuar nga punëtoritë e DokuFest do të shfaqen në fesival poashtu.
Festivali do t’i bëjë homazh njërit ndër filmëbërësve më të mëdhenjë botëror Albert Mayslels, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij, përfshirë filmat legjendar Gimme Shelter dhe Grey Gardens e poashtu edhe dy filmat e tij të fundit Iris dhe In Transit.
Albert Maysles, i cili vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 88 vjeçare, së bashku me vëllaun e tij David, ri-definuan filmëbërjen e dokumentarëve dhe ndikuan tek një brez i regjisorëve me aftësinë e tyre për të kapur realitetin ashtu siç ndodh.
Vieë From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjell disa nga filmat më të mirë të këtij viti, përfshirë CITIZENFOUR, fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar, The Wolfpack, senzacionin e Sundance dhe fituesin e çmimit të jurisë atje si dhe The Pearl Button, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në këtë edicion të Berlinale.
Program i pasur i këtij viti poashtu përfshin programin e kuruar nga kritiku i filmit Neil Young e që është një studim i skenës së pavarur të filmit amerikan në programin e titulluar Uncharted States of America (Shtetet e Bashkuara të paeksploruara) dhe programin e Pamela Cohn që tanimë është një eksplorim i vazhdueshëm i muzikës në filmin dokumetar, në programin e titulluar Sound of my Soul (Tingujt e shpirtit tim)./lajmi.net