Ben Affleck rikthehet edhe për tri filma tjerë si Batman

Aktrimi i Ben Affleck dhe gjithë realizimi i filmit ‘Batman v Super’ është duartrokitur në shfaqjen e parë dhe Warner Bros. tani po planifikon tri filma të Batman me aktorin në rol kryesor.

ShowBiz

08/08/2015 16:08

Kompania Warner Bros. kanë plane të mëdha për universin e filmave DC dhe Batman duket se do vazhdojë të jetë Ben Affleck.

Ata po planifikojnë edhe tri filma me super heroin dhe në rol kryesor aktorin Affleck, i cili thuhet se filmin e radhës do ta shkruajë dhe drejtojë vetë, transmeton Lajmi.net.

Këto ditë është shfaqur për herë të parë filmi dhe në këtë shfaqje private filmi më i ri ‘Batman v Superman: The Dawn of Justice’ është lavdëruar shumë dhe është duartrokitur nga gjithë salla në fund të filmit./Lajmi.net