‘Zhurma Video Music Awards’ po vjen
Spektakli i ‘Zhurma Show’ do të mbahet më 24 shtator, nominimet dalin në fillim të muajit tjetër.
ShowBiz
Spektaklit të njohur deri tani si ‘Zhurma Show’ i është ndërruar emri nga bordi drejtues dhe tani do të mbahet me emrin ‘Zhurma Video Music Awards’.
Eventi i ndarjes së çmimeve është konfirmuar të mbahet më datën 24 shtator 2015, kur do të vijnë edhe shumë befasi gjatë spektaklit.
Nominimet e të gjitha kategorive video-muzikore do të dalin në fillim të muajit të ardhëm./Lajmi.net