Beerfest Kosova fillon me sukses edicionin e pestë (Foto/Video)
Sheshi në Prishtinë është stërmbushur në mbrëmjen e parë të edicionit të pestë të festivalit më të madh të birrës, Beerfest Kosova.
ShowBiz
Shumë qytetarë nga Prishtina dhe të ardhur nga vendet tjera të Kosovës janë mbledhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë për një natë të mbushur me muzikë, festë dhe birrë.
Turma ka nisur të mblidhet që në orët e para të mbrëmjes derisa fituesi i The Voice of Albania, Florent Abrashi ka performuar disa këngë rock për të nxehur atmosferën, transmeton Lajmi.net.
Më pas Kida ka befasuar të gjithë kur ka dalë në skenën e dytë për të kënduar këngët e saj hite e gjithashtu edhe bashkëpunimin me Mozzik dhe të gjithë ishin në këmbë.
Grupi Fisnikët kanë vazhduar të ngrisin nivelin e atmosferës në skenën kryesore ndërsa për një përmbyllje spektakolare është përkujdesur DJ Dalool, i cili ka bërë që çdo i pranishëm të kërcejë.
Sonte është nata e dytë e Beerfest me këngëtarë të tjerë, Dj dhe program ndryshe./Lajmi.net


