Tom Cruise konfirmon një pjesë të gjashtë të ‘Mission Impossible’
Ende pa dalur filmi i pestë, pjesa e gjashtë për franshizën 'Mission Impossible' është duke u punuar.
ShowBiz
Vetë aktori kryesor, Tom Cruise ka konfirmuar se do të ketë edhe një pjesë tjetër e filmit ‘Mission Impossible’ dhe ai do të kthehet në rolin e agjentit Ethan, transmeton Lajmi.net.
Pjesa e pestë, ‘Mission Impossible: Rogue Nation’ është momentalisht duke u pormovuar dhe aktori në një intervistë ka treguar se ata tashmë kanë filluar të punojnë në pjesën tjetër, dhe xhirimet mendohet të fillojnë verën e ardhshme.
Mission Impossible: Rogue Nation do fillojë të shfaqet këtë javë në kinematë botërore./Lajmi.net