Kim ka idol JLo-në (Foto)
Kim Kardashian ka postuar në Instagram fotografi të JLo, ku ka treguar se do mbetet gjithmonë idhulli i saj.
ShowBiz
Edhe Kim Kardashian ka mbetur e mahnitur nga fotografitë e Jennifer Lopez që kanë qarkulluar sot në media, ku është parë diva 46 vjeçare në festën e ditëlindjes së saj,
Lopez, më në formë se kurrë, ka veshur një fustan të ngushtë që i zbulonte mjaft shumë pjesët e trupit ‘të përkryer’, e derisa ne kemi admiruar gjithë ditën edhe Kim Kardashian ka bërë të njëjtën gjë, transmeton Lajmi.net.
Kim ka postuar një nga fotografitë e Jennifer në Instagramin e saj, ku ka shkuar: ‘Sa seksi duket JLo! Ajo gjithmonë do të jetë idoli im./Lajmi.net