Pamjet e para të Michelle dhe Barack Obama në filmin për jetën e tyre (Foto)

Dalin fotografitë ku shihen aktorët duke ri-krijuar skenën e takimit të parë të çiftit Obama.

ShowBiz

15/07/2015 13:28

Para se Barack Obama të udhëhiqte kombin, ai ishte vetëm një djalosh i zakonshëm që kërkonte vëmendjen e një femre në veçanti.

Përpjekja për t’i bërë përshtypje gruas së tij Michelle pasqyrohen në filmin që do vijë së shpejti, ‘Southside With You’.

Parker Sawyers dhe Tika Sumpter luajnë rolet e Barack e Michelle në film, i cili ka filluar xhirimet këtë muaj në Çikago, transmeton Lajmi.net.

Në fotografitë e para të dala shihen dyshja e aktorëve duke ri-krijuar takimin e parë të çiftit Obama.(Lajmi.net)

omabas obamas1