Rusi: Bombarduesi u rrëzua, piloti shpëtoi
Një aeroplan luftarak rus i tipit Tupolev Tu-95MS, është përplasur në rajonin Khabarovsk në Lindjen e Largët të Rusisë.
Bota
Ekipet e shpëtimit më vonë e kanë gjetur të gjallë pilotin, i cili ishte ejektuar nga aeroplani. Dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë gjetur të vdekur.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ky aeroplan strategjik bombardues është përplasur sot në mëngjes gjatë një fluturimi stërvitor.
Në aeroplan nuk ka pasur bomba.
Ky është aeroplani i dytë ushtarak, që është rrezuar në rajonin Khabarovsk, gjatë tetë ditëve të fundit.
Më 6 korrik, bombarduesi SU-24M, ishte përplasur, me ç’rast janë vrarë dy pilotë.
Për këtë rrëzim po zhvillohen hetime, ndërsa të gjithë aeroplanët bombardues, SU-24, janë tërhequr nga fluturimet, derisa të përfundoj hetimi.