Woody Harrelson në videoklipin e ri të këngës ‘Song for Someone’ nga U2 (Video)
Grupi U2 kanë lansuar një videoklip emocionues për këngën ‘Song for Someone’ ma aktorin e famshëm Woody Harrelson.
ShowBiz
Videoklipi vjen si një film i shkurtër me Harrelson si një njeri që lirohet nga burgu dhe takon vajzën e tij që tashmë është rritur. Vajza në klip është Zoe Harrelson, vajza e Woody në jetën reale, transmeton Lajmi.net.
‘Song for Someone’ është singëli i tretë nga albumi më i fundit nga U2 ‘Songs of Innocence’, dhe videoja është storia e ngjashme me dramën e SundanceTV ‘Rectify’.
U2 momentalisht janë në turne në Amerikë e në nëntor të këtij viti pritet të fillojnë turneun në Evropë.(Lajmi.net)