Migrimi, tema e DokuFest XIV (Foto)

Migrimi i njerëzve tani është njëra ndër çështjet më kontraverse dhe urgjente të botës sonë moderne.

ShowBiz

11/07/2015 19:00

Përderisa kultura e ndarjes së ‘atyre’ dhe ‘neve’  dita ditës bëhet e rëndësishme në planetin tonë, çështja e migrimit rritet. Për shumë nga ne, migrimi është bërë diçka për t’u përçmuar dhe migrantët njerëz prej të cilëve frikësohemi.

Luftërat, uria, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë disa nga arsyet që i shtyjnë individët dhe familjet të marrin rrugën e migrimit, shpesh edhe duke rrezikuar jetët e tyre. Ne jemi dëshmitarë të një lëvizje të paparë të njerëzve, vetëm e vetëm për tu përballur me një ardhmëri të pasigurt.

Në edicionin e tij të katërmbëdhjetë, DokuFest do të shqyrtojë këto dhe aspekte të tjera të Migrimit. Një program special i filmave, ekspozitë e fotografisë, një numër i paneleve dhe diskutimeve që reflektojnë temën e Migrimit do të jenë në thelb të programit të pasur të këtij viti.

DokuFest mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren, Kosovë. Programi i plotë i filmave do të shpallet në web-faqen e DokuFest më 18 korrik. (lajmi.net)

BirdNoText BoatNoText BusNoText Visa