5 Vendet në Prishtinë, që duhet ti vizitoni gjatë kësaj vere |FOTO|

Si cdo vit tjetër gjatë stinës së verës, këtë vit, Prishtina do të ketë vizitorë të shumtë. Dhe për të gjithë ata të cilët do ta vizitojnë Prishtinën, këto janë disa vende që patjetër duhet ti shihni dhe pse jo të kaloni atje një pjesë të kohës tuaj me miqtë apo familjen. (lajmi.net). 1. Muzeu…

Lajme

08/07/2015 13:14

Si cdo vit tjetër gjatë stinës së verës, këtë vit, Prishtina do të ketë vizitorë të shumtë. Dhe për të gjithë ata të cilët do ta vizitojnë Prishtinën, këto janë disa vende që patjetër duhet ti shihni dhe pse jo të kaloni atje një pjesë të kohës tuaj me miqtë apo familjen. (lajmi.net).

1. Muzeu i Kosovës
Është themeluar në vitin 1949-të, ndërsa ndërtesa e tij me stil të arkitekturës austro- hungareze është që nga viti 1989. Muzeu i Kosovës ka një koleksion me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, si: arkeologjia, teknologjia, historia, natyra, ento-kultura, folklori.

1024px-National_Museum_of_Kosovo-1024x571

2. Parku i Gërmisë
Duke i pasur parsysh temperaturat e larta si dhe zhurmën e qendrës së qytetit, vendi për t’i ikur këtyre dyjave pa dyshim është Parku i Gërmisë. Gërmia është afër qytetit, por funksionojnë edhe opsione të ndryshme transporti, për të arritur atje.

1444nwy
3. Hamam Jazz Bar

I zgjedhur si njëri nga jazz-baret më të mira në botë në vitin 2013, me një dizajn dhe enterier shumë unik dhe me shije, është njëri ndër vendet më të preferuara për mbrëmjet e verës, ku gjatë javës ka edhe mbrëmje të ndryshme me artistë dhe grupe të ndryshme të jazz-muzikës.

hamammama-1024x684

4 . Galeria e Arteve të Kosovës
Nëse jeni adhurues i artit dhe dëshironi të njoftoheni me punën e piktorëve dhe artistëve kosovarë, patjetës se mund ta vizitoni “Galerinë e Arteve të Kosovës” e cila është hapur në vitin 1979. Përgjatë këtyre 30 viteve të veprimtarisë ky institucion ka organizuar mbi 500 ekspozita.

galeria-e-arteve

5. Soma Book kafe-librari

Pasiqë jemi tek lokalet, Soma është njëri nga lokalet më të reja që janë hapur në Prishtinë dhe është një koncept i ri i kafiterive në Prishtinë, ku përvec pijeve dhe kafes mund edhe të bleni libra nga titujt që ofrohen.

soma-1024x683