Djali i Valon Malokut me rol në serialin ‘Legends’
Val Maloku do luajë përkrahë aktorit të njohur nga 'Game of Thrones' Sean Bean.
ShowBiz
I biri i shoumenit kosovar Valon Maloku, Vali ka fituar një rol mjaft të rëndësishëm në serialin amerikan ‘Legends’.
Sipas Valonit, Vali do të luajë në dy episode përkrahë aktorit të serisë ‘Game of Thrones’, Sean Bean. Lajmi iu transmetua drejpëdrejtë Valonit nga njëri prej producentëve të serialit, transmeton Lajmi.net.
Val Maloku kohëve të fundit po shpërblehet me çmime të rëndësishme nga roli i tij në filmin ‘Babai’. (Lajmi.net)