“Babai” premierë ndërkombëtare në Karlovy Vary (Foto)

Rrëfimi i Nolit (Val Maloku), i fëmijës që shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani u dha premierë ndërkombëtare sot në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.

ShowBiz

05/07/2015 18:28

Pas suksesit që filmi ‘Babai’ pati në Filmfest Munchen, ku edhe u shpërblye me çmimet regjia më e mirë – Visar Morina, skenari më i mirë – VisarMorina, aktori më i mirë – Astrit Kabashi dhe Val Maloku si dhe me çmimin One Future Prize, tani ky film është në konkurrencë zyrtare në Karlovy Vary që njihet si një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.

Të pranishëm në premierë përveç regjisorit Visar Morina dhe producentëve Nicole Gerhards, Visar Krusha, Tomi Salkovski, Xenia Margot ishin edhe aktorët kryesor të filmit: Astrit Kabashi, Val Maloku, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Xhevdet Jashari, Aurita Agushi, Armend Ismajli si dhedrejtori i QKK-së Arben Zharku.

Gjithashtu në Karlovy Vary do të shfaqet premierë edhe filmi ‘Krom’ me skenar dhe regji nga Bujar Alimani si pjesë e programit East of the West, ndërsa filmi “Burnesha” do të shfaqet si përzgjedhje e magazinës së famshme Variety.

Filmi Babai FIlmi Babai 6 FIlmi Babai 5 filmi Babai 2