Vrasja e policit në Lazarat, Rama takim urgjent me ministrin e brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim urgjent ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vrasjes së një pjesëtari të njësitit RENEA në Lazarat dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Lajme

24/06/2015 13:04

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë.

Ndërkohë në terren gjenden forcat të shumta të policisë, të cilat po përgatiten për një tjetër aksion në Lazarat, për kapjen e autorëve të krimit.