Dy meshkuj e një femër sulmojnë policin në Zveçan
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionalitet serb, është sulmuar dje nga dy meshkuj serbë të Kosovës dhe një femër shtetase e Serbisë, në Zveçan të Mitrovicës.
Lajme
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se polici në kohën e sulmit ishte jashtë detyrës.
Të dyshuarve u është konfiskuar një thikë dhe boks dore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Pas konsultimit me prokurorin dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë gjendet në arrati. (lajmi.net)