ISIS ekzekuton një ushtar të vetin, shpërndahu AIDS-in me vetëdije

Një ushtar i grupit terrorist ISIS është ekzekutuar në mënyrë brutale pasi kishte dhuruar gjak, ndonëse e kishte ditur se ishte i prekur nga virusi AIDS.

Bota

24/06/2015 11:46

Donatori anonim i gjakut kuptohet se ka ngjallur panik në mesin e luftëtarëve të ISIS-it, kur u kuptua se ai po vuante nga AIDS raporton DailyMail, transmeton lajmi.net.

Testet pozitive në një xhihadist egjiptian i cili kishte marrë gjak të infektuar, shërbëtorja e tij e seksit, 15-vjeçarja Yazidi, dhe të paktën dy shtetas saudit të cilët gjithashtu kishin përdhunuar një vajzë, zbuluan se tashmë janë të prekur nga ky virus.

Pretendohet se edhe njëri prej komandantëve të këtij grupi terrorist mund të jetë infektuar nga vajza që ai kishte përdhunuar.

Rasti doli në dritë, kur 30 vjeçari xhihadist egjiptian dhe shërbëtorja e tij e seksit në mënyrë urgjente ishin dërguar për tek mjeku, pasi ata po vuanin nga një sëmundje serioze.

Ekzaminimet mjekësore dëshmuan se që të dy personat ishin infektuar tashmë me virusin AIDS, të cilët po ashtu kuptuan se këtë virus e kishin marr nga gjaku që e dhuroi një ushtar indonezian.

Sipas disa hulumtimeve në raportet mjekësore Indoneziane, kuptohet se xhihadisti kishte dijeni për sëmundjen e tij, para se ai t’i bashkohej ISIS-it, në Siri, shtatorin e vitit të kaluar,

Si rezultat i gjithë kësaj, xhihadisti u ekzekutua për vdekje me akuzat se me vetëdije kishte dëmtuar anëtarët ISIS-it, që në mënyrë vullnetare kishte dhuruar gjakun e tij për luftëtarë të plagosur. (lajmi.net)