Kosova ‘shkatërron’ Armeninë
Kosova ka arritur të shënojë një fitore të lartë ndaj Armenisë duke e mposhtur me rezultat 60-17, në ndeshjen e parë grupore në Kampionatin Botëror të Hendbollit.
Sport
Kosova ka filluar për mrekulli Kampionatin Botëror në Hendboll, duke e mposhtur Armeninë në ndeshjen hapëse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Që nga minuta e parë hendbollistët e pëfarqësueses së Kosovës ishin superior ndaj Armenëve, duke fituar kështu me rezultat të thellë prej 60-17.
Kosova për herë të parë është organizatore e Kampionatit Botëror në Hendboll, që do mbahet në qytetin e Prishtinës dhe të Gjakovës.