Formacioni i Realit në sezonin e ri (FOTO)

Me disa përforcime të reja, dhe trajnerin e ri Rafael Benitez, formacioni i Real Madridit për sezonin e ardhshëm do të ketë një pamje tjetër.

Sport

18/06/2015 12:29

Real Madrid është duke u bërë gati për sezonin e ri.

Pas një edicioni dëshpërues pa asnjë prej titujve të rëndësishëm të fituar, Los Blancos, kanë vendosur të ndryshojnë përbërje, por edhe në stafin teknik.

Rafael Benitez është emëruar në vend të Carlo Ancelottit të shkarkuar.

Kurse, Benitez ka vendosur të ndërrojë formacionin në 4-2-3-1.

Danilo është përforcim i konfirmuar nga Porto, kurse Reali kërkon edhe portierin e Manchester Unitedit, David de Gea, dhe mesfushorin e Lazios, Lucas Biglia.

Në rast të ardhjes së këtyre dy të fundit, formacioni i Los Blancos do të duket kështu.