Zjarr në një dyqan ushqimor në Obiliq

Policia e Kosovës njofton për një shkaktim të zjarrit në një lokal ushqimor në Obiliq. Policia thotë që nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lajme

18/06/2015 10:27

Policia njofton se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike. Vlera e dëmit nuk dihet. Pritet që në vend ngjarje të dalin edhe ekspertët i zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.