Cana, i pavendosur

Qendërmbrojtësi i Lazios, Lorik Cana ka theksuar se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri.

Sport

12/06/2015 16:40

Lorik Cana ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi spekulohet se mund të largohet nga Lazio, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai ka theksuar se ende nuk ka vendosur.

“Nuk kam vendosur asgjë, më duhet të bisedoj me klubin dhe trajnerin”, deklaroi Cana për “RMC”.

“Do të pushojë pas ndeshjes me Francën, në Marseille, dhe shpresoj ta bëjë me një fitore”, u shpreh ai.