Inter në Europa League?

Sampdoria rrezikon të përjashtohet nga Europa League për shkak të hetimeve për kurdisje të ndeshjeve. Andaj, Inter mund të marrë pjesë në vend të saj.

Sport

12/06/2015 12:07

Inter në Europa League.

Skuadra e Xherdan Shaqirit dështoi të kualifikohej për në garën e dytë – për nga rëndësia – evropiane për klube.

Mirëpo, ata mund të konsiderohen si me fat, në fatkeqësinë e Sampdorias, skuadër që e përfundoi edicionin mbi ta.

“Gazzetta dello Sport”, ka njoftuar se Sampdoria rrezikon të përjashtohet nga Europa League për shkak se është nën hetime për skandalin e kurdisjes së ndeshjeve. Andaj, në vend të saj mund të marrë pjesë Inter.