De Gea – Casillas 1:0

David de Gea ka mposhtur Iker Casillasin në konkurrencë për epitetin e titullarit në portën e Spanjës për ndeshjen miqësore kundër Kosta Rikës.

Sport

11/06/2015 21:40

David de Gea, e jo Iker Casillas, do të jetë në portën e Spanjës për ndeshjen miqësore kundër Kosta Rikës.

Ylli i Manchester Unitedit ka fituar garën me kapitenin e Real Madridit, për të luajtur nga minuta e parë në miqësoren që do të fillojë në ora 22:00.

De Gea spekulohet se do t’ia zë vendin Casillasit edhe në portën e Los Blancos.

Spanja: De Gea; Carvajal, Bartra, Ramos, Bernat; San José, Koke, Cesc; Aleix Vidal, Nolito, Alcácer.

Rezervistët: Casillas, Sergio Rico; Piqué, Juanfran, Jordi Alba, Busquets, Cazorla, Vitolo, Isco, Morata, Pedro, Silva.

Kosta Rika: Keylor Navas; Gamboa, Umaña, González, Miller, Díaz; Bryan Ruiz, Borges, Guzmán, Venegas; Campbell.