Isa Boletini pranë “Adem Jasharit”

Eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini qysh në orën 09:20 të mëngjesit të së hënës janë vendosur në hapësirën pranë kullës së “Adem Jasharit” në Prekaz të Skënderajt ku qytetarëve të shumtë i është ofruar mundësia që të bëjnë homazhe.

Lajme

09/06/2015 10:57

Por interesimi i këtyre fundit   nuk ishte  aq i madh.

Në ndërkohë, stërnipi i tij, Gazmend Boletini është shprehur shumë i lumtur që Isa Boletini është pranë atyre që e dhanë jetën për idealin e njëjtë.

E për jetën dhe veprën e heroit kombëtar  do të flitet sot edhe gjatë seancës së Kuvendit të  Kosovës e cila nis në orën 12:00, ndërsa nga ora 14:00 arkivoli me eshtrat e tij do të jetë në hollin e Kuvendit , me ç’rast deputetet do të mund të bëjnë homazhe, transmeton Klan Kosova.

Pas kësaj, arkivoli me eshtrat e Isa Boletinit do të kalojë nga Bulevardi “Bill Klinton” për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes sheshit të qytetit.