Greqia rikthen ushtarët në kufi me Shqipërinë
Greqia do të rihape postat kufitare dhe do të forcoje ushtrinë përgjatë kufirit me Shqipërinë me synimin për të rritur sigurinë ne vend. Këtë e beri te ditur ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos teksa vizitoi disa pika kufitare.

Lajme
“Po bëjmë një planifikim të strukturës mbrojtëse të zonës, që do të publikohet së shpejti. Do të hapim posta të reja, njësitë komando do te kryejnë ushtrime në këtë rajon dhe helikopterët do të patrullojnë për t’u dhënë banoreve ndjenjën e sigurisë. Ristrukturimi i ushtrisë do te behet i ditur së shpejti”, deklaroi ministri. Sipas tij, numri i ushtareve do te rritet këtë verë, raporton Vizion plus.
Forcat ekzistuese, ushtria, policia dhe autoritetet lokale kanë bërë punë të mire, por sipas ministrit, fshatrat në kufi duhet të gjallërohen. Kamenos u beri thirrje të rinjve greke që kanë braktisur këto zona të rikthehen dhe të zhvillojnë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. I pyetur edhe për deklaratat e fundit të Tiranës zyrtare për çështjen e kufijve detare, Kamenos tha se sovraniteti i Greqise nuk negociohet edhe nëse behet fjale për kërcenim ekonomik apo te jashtëm. Ai shtoi se Greqia nuk do te jap asnjë cope toke, as ajrin dhe detin e saj. Rihapja e postave kufitare për ruajtjen e kufirit ishte deklaruar me pare nga qeveria e ish- kryeministrit Samaras, por ristrukturimi nuk ndodhi për shkak te krizës ne te cilën ndodhje vendi.