Tragjedi në oborr të shkollës, vret tjetrin sepse donin të njejtën vajzë

Në oborrin e shkollës fillore "Knez Ivo od Semberija" Bijeljine të Republikës Serbe në Bosnje e Hecergovinë është vrarë një 15 vjeçar nga të shtënat me armë zjarri të shkrepura nga një i mitur tjetër i moshës 17 vjeçare.

Lajme

07/06/2015 10:15

Trupi i djalit të vdekur është gjetur dje rreth orës 13 në oborrin e shkollës, ndërsa vrasësi është arrestuar gjatë ditës më vonë, raporton gazeta serbe “Blic”, transmeton lajmi.net.

Institucionet e rendit dhe shkolla nuk kanë folur ende për motivin e vrasjes, por nxënës të shkollës i kanë thënë gazetës “Blic”, se djemtë kishin pasur mosmarrëveshje, pasi dashuronin të njëjtën vajzë. (lajmi.net)