Juventusi uron Barcelonën (Foto)
Skuadra italiane, Juventusi ka uruar Barcelonës e cila sot është shpallur edhe zyrtarisht kampione e La Ligas.

Sport
Juventusi ka vendosur që të urojë Barcelonën e cila e fitoi dhe në mënyrë zyrtare titullin e La Ligas për sezonin 2014-15.
“Përgëzimë për Barcelonën e cila e fitoi La Ligan. Shihemi në Berlin për finalen e Ligës së Kampionëve”, ishte postimi i shkruar nga Juventusi në Twitter.
Përndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit zhvillohet më 6 qershor.