Barcelona vazhdon me fitore (Video)

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore shumë të vështirë por tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj skuadrës së Real Sociedadit me rezultat 2-0.

Sport

09/05/2015 19:50

Pjesa e parë kaloi nën dominim të Barcelonës mirëpo përfundoi pa gola.

Dhe, në pjesën e dytë, Neymar arrin të shënojë në minutën e 51’ për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Në minutën e 86’ Pedro shënon golin e dytë për të vulosur fitoren e Barcelonës në këtë takim.

Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e parë me 90 pikë, pesë më shumë se Reali që është në vendin e dytë dhe që zhvillon ndeshjen ndaj Valencias.

https://vine.co/v/em5IIUMVYV1
https://vine.co/v/em5YjvJDXTO