Serwer në Kosovë, vlerësohet zhvillimi i FSK-së dhe bashkëpunimi me SHBA-në

Në prag të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim delegacionin amerikan nga iniciativa “America250”, të kryesuar nga profesori, Daniel Serwer. Sipas njoftimit të lëshuar për media, Jashari e falënderoi delegacionin amerikan për vizitën dhe përkushtimin e tyre në promovimin e…

Lajme

30/06/2026 17:38

Në prag të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim delegacionin amerikan nga iniciativa “America250”, të kryesuar nga profesori, Daniel Serwer.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, Jashari e falënderoi delegacionin amerikan për vizitën dhe përkushtimin e tyre në promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, si dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Republikës së Kosovës, përkatësisht partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes.

“Po ashtu, gjeneral Jashari i informoi anëtarët e delegacionit për zhvillimet aktuale dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për rolin e saj në sigurinë e vendit dhe kontributin e rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, në njoftim u tha se Serwer dhe delegacioni amerikan vlerësuan lart zhvillimin dhe të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në misionet ndërkombëtare.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt integrimit në strukturat euroatlantike, përkatësisht në NATO dhe Bashkimin Evropian./Lajmi.net/