Orav nis detyrën e re në Ankara, BE-ja në Kosovë e mban ende zyrën me ushtrues detyre
Ish-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka nisur tashmë detyrën e tij të re në Ankara. Ai ka njoftuar se ka pritur sot në kryeqytetin turk Kryediplomaten, Kaja Kallas, e cila do të realizojë një vizitë zyrtare atje. Ndërkohë, derisa Orav ka nisur detyrën e tij të re, në Kosovë, Zyra e…
Lajme
Ish-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka nisur tashmë detyrën e tij të re në Ankara.
Ai ka njoftuar se ka pritur sot në kryeqytetin turk Kryediplomaten, Kaja Kallas, e cila do të realizojë një vizitë zyrtare atje.
Ndërkohë, derisa Orav ka nisur detyrën e tij të re, në Kosovë, Zyra e BE-së vazhdon të funksionojë me ushtruese detyre. Eva Palatova është duke udhëhequr punët në Zyrën e BE-së që nga largimi i Orav, derisa Brukseli ende s’ka caktuar një emër të ri për shef të Zyrës në Prishtinë.