Cikalleshi e dërgon skuadrën e tij në finale (Video)
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi e ka dërguar në finalen skuadrën e tij RNK Split, duke shënuar një gol në fitoren 1-0 në derbin ndaj Hajdukit.
Sport
RNK Split ka arritur të shënojë një fitore të madhe kundër Hajdukut me rezulat 1-0, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Kroacisë, pasi ndeshja e parë përfundi me rezultat të barabartë, 1-1.
Dhe, këtë fitore, RNK Split e arriti falë golit të shënuar nga sulmuesi i Kombëtares sonë, Sokol Cikalleshi.
Sokoli arriti ta shndërrojë në gol një goditje nga 11 metra në minutën e 43′ të takimit.