Vdes nobelisti gjerman Gunter Grass
Shkrimtari gjerman me famë botërore Gunter Grass, fitues i Çmimit Nobel për letërsi, ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare në qytetin Lubeck në Gjermaninë veriore, njoftoi shtëpia botuese “Stidel”.
ShowBiz
Grass ka lindur më 1927 në qytetin baltik Dancig, Gdansk i sotëm, në Poloni, ku dhe zhvillohen ngjarjet e shumë prej veprave të tij.
Vepra e tij më e njohur është romani “Daullja e lamarintë”, i përkthyer dhe i botuar edhe në shqip nga “Rilindja” në vitet 80, sipas të cilit regjisori Volker Schlondorff xhiroi filmin homonim që fitoi Oscar.
Për shumëkënd, Grass ishte zëri i gjeneratës gjermane që u rrit në Luftën II Botërore dhe që barti barrën e fajit të prindërve të vet për krimet që i bënë nazistët.
Për shkak të kritikave të tij të shpeshta të ashpra ndaj ngjarjeve dhe proceseve në vend dhe në botë, Grass për disa qytetarë ishte “autoritet moral”, ndërsa për të tjerët hipokrit, pasi që më 2006, në librin e tij me memoare “Duke qëruar qepën”, pranoi se në vitin e fundit të Luftës II ka qenë pjesëtar i “Waffen SS” divizionit famëkeq.