Kosova është vend i tolerancës fetare, etnike dhe kulturore

Kryeministri Isa Mustafa ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Lajme

11/04/2015 19:42

Në urimin e tij, kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë vend i tolerancës fetare dhe etnike.

“Ashtu sikurse edhe në kremtet tjera, edhe për Pashkët Ortodokse, populli i Kosovës manifeston ndjenjën e solidaritetit dhe të mirëkuptimit”.

“Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, i respektimit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie, kulture dhe feje”.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Peshkopit Teodosije dhe besimtarëve ortodoksë serbë të Kosovës ua uroj Pashkët, me shpresën që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe përtëritjes së besimit ta kalojnë në paqe e harmoni”.

“Në këtë ditë të veçantë, ju uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë qytetarëve si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, më shumë harmoni dhe dashuri në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë”.