Arrestohet personi i tretë i dyshuar për sulmin ndaj Eroll Vitakut
Është arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka sulmuar biznesmenin Erroll Vitaku.
Lajme
Këtë gjë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Edhe një person është arrestuar, sot, në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Hoxha.
Ky është personi i tretë i arrestuar për sulm ndaj Vitakut, javë më parë.
Ndryshe, Eroll Vitaku përherë të parë ka treguar se si u ka paguar haraç disa personave, të cilët janë thirrur në emër të ish-komandantëve të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi si dhe Latif Gashit, dytë nga PDK-ja.
Ai pak ditë pas sulmit, për Express kishte rrëfyer vetëm se si ishte sulmuar nga Artan Ratkoceri, djali i axhës së tij Shkumbin Ratkoceri dhe nga dy persona tjerë. E kështu, dy sulmuesit Retkoceri ishin arrestuar po gjatë kohës sa Erolli rrëfehej për Express.