Thaçi: Programi qeverisës ka në thelb zhvillimin ekonomik (Video)
Në debatin parlamentar për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe Zëvendëskryeministri i Parë, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se programimi i dy partive në koalicionin qeverisë ka në thelb zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Lajme
“Programimi qeverisë është një program ambicioz dhe real për realitetin politikë dhe qytetarë të Kosovës. Në thelb të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së, është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së jetës së qytetarëve”, ka thënë Zëvendëskryeministri.
“Marrëveshja është e natyrshme pasi që dy partitë vëmendjen e kanë përqendruar te zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies”, ka thënë Thaçi.
Ai ka përmendur se në planin afatshkurtër të qeverisë është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, kurse si plane afatgjate ka përmendur njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë marrë këtë vendim, si dhe anëtarësimin në OKB.
Thaçi ka folur edhe për thellim të marrëdhëniet me shtet fqinje, ku ka paralajmëruar dhe mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Malit të Zi. Ai po ashtu ka përmendur dhe çështjen e demarkacionit të vijës kufitare me këtë shtet, të cilin ka thënë se do ta përfundojnë së shpejti.