Sulmohet shtabi i NSA në Fort Meade në Maryland

Dy persona janë plagosur pasi një automjet depërtoi nëpër portën e sigurisë dhe rampat e sigurisë në hyrje të Agjencisë amerikane të Sigurisë (NSA) në Fort Meade në shtetin Maryland. Në këtë incident është shtënë edhe me armë zjarri, me ç‘rast një person është vrarë kurse dy të tjerëë janë plagosur.

Bota

30/03/2015 17:15

Organet kompetente njoftojnë se një nga personat e plagosur është zyrtar i NSA.

Identiteti i personit të vrarë dhe ai i një tjetri të plagosur ende nuk është zbuluar, sikudnër as motivi i këtij sulmi mbi një nga shërbimet kryesore që kujdesen për sigurinë e Shteteve ët Bashkuara.

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në Fort Meade, kurse sipas medieve një numër i madh policësh gjenden në vendin e ngjarjes. FBI është duke bërë një hetim të gjerë lidhur me këtë rast.

Sipas kësaj fotoje nga vendi i ngjarjes, shihet se i vrari në këtë incident është njër nga dy sulmuesit që depërtuan në oborrin e NSA.