Ja si e kanë festuar gjermanët fitoren ndaj Kosovës (Foto)
Edhe pse ishte vetëm një miqësore që nuk kishte shumë peshë të madhe, gjermanët e kanë festuar fitoren e Werderit kundër Kosovës sikurse të ishte një ndeshje e ndonjë gare shumë të madhe.
Sport
Skuadra gjermane, Werder Bremen ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 kundër Përfaqësueses së Kosovës.
Dhe, një fitore e tillë është mirëpritur shumë nga tifozët e skuadrës gjermane të cilët e kanë festuar në rrugë triumfin e skuadrës së tyre.
Tifozët dolën në rrugë duke i pritur me emocione lojtarët e Werder Bremenit.