Kosova përfundon seancën e parë stërvitore (Foto)
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të përfundojë me sukses seancën e parë stërvitore para miqësorëve kundër Werderit dhe Frankfurtit.
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës e ka bërë dhe stërvitjen e parë para ndeshjes kundër Werderit dhe Frankfurtit. Stërvitja është kryer në Gjermani.
“Sot më 23 mars në orën 17.00 në stadiumin e qytetit në Frankfurt përfaqësuesja e Kosovës mbajtin seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Eintracht Frakfurtit.
Gjatë stërvitjeve futbollistët treguan përkushtim dhe disiplinë e punë të zellshme në mënyrë që në ndeshjen e nesërme të jenë plotësisht të gatshëm për këtë ballafaqim. Përzgjedhësi Albert Bunjaku është shprehur i kënaqur me punën dhe angazhimin e futbollistëve gjatë kësaj senace stërvitore.
Po ashtu sot pasdite përfaqësuesen e Kosovës e vizitoi edhe konsulli i Republikës së Kosovës z. Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, i cili sëbashku me krerët e FFK-së ndoqen edhe senacën sterëvitore të futbolistëve të përfaqësueses”, njoftoi FFK.