Jahjaga: Gruaja është gjysma e trurit të shoqërisë (Foto)
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në kuadër të Javës së Gruas ka thënë se procesi i gjithëmbarshëm varet edhe prej rolit të gruas.
Lajme
Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje që të punohet edhe më shumë që femrës ti sigurohet qasje e plotë në institucione, punë dhe shkollim.
“Krenohemi me të arriturat e gruas. Gruaja është gjysma e trurit të shoqërisë gjysma e përpjekjeve dhe gjysma e mundësive. Duhet të punohet më shumë në jetësimin e një qasjeje të plotë në institucionet e drejtësisë në punë dhe shkollim”, ka thënë Jahjaga.
Ndërsa Teuta Sahatqija, përfaqësuese e Grupit të Grave Deputete ka thënë se ideja ka qenë që gruaja të fuqizohet dhe të mos flitet për të vetëm më 8 Mars.
Ajo ka shprehur kënaqësinë që projekti katër vjeçar ka arritur që të trajnojë 400 femra në fusha të ndryshme.