Papa mund të jep dorëheqje
Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të jep dorëheqje nga papati, ashtu si edhe paraardhësi i tij, Benedicti.
Bota
Papa i ka bërë këto komente për një televizion meksikan, në dyvjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.
“Ndjej se papati im do të jetë i shkurtër. Katër ose pesë vjet, nuk e di, ndoshta edhe dy-tri”, ka thënë Papa Françesku.
Ai është zgjedhur më 13 mars të vitit 2013, duke u bërë latino-amerikani i parë që udhëheq Kishën Katolike. Ndryshe, posti i papës është i përjetshëm.