Alves-Barcelona, bisedohet pas El Clasicos
Barcelona dhe Dani Alves do të takohen për të negociuar rreth mundësisë së vazhdimit të kontratës së tij, pas El Clasicos kundër Real Madridit më 22 mars.
Sport
Pas shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, përfshirë marrëveshjen me Paris Saint-Germain, Dani Alves është duke kaluar ditë vendimtare për të ardhmen e tij.
Por, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës kanë njoftuar futbollistin brazilian se do të takohen për të biseduar me të, pas El Clasicos kundër Real Madridit në Camp Nou më 22 mars.
Alves ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Barcelonën dhe kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.