Njihuni me binjakët më të vjetër në histori të cilët kanë një trup

Shumica e njerëzve nuk mendojnë se të ecësh, të vozitësh apo të notosh është diçka madhështore. Por, për binjakët të cilët ndajnë trupin me njëri-tjetrin - Roni dhe Doni - çdo aktivitet, nga më i madhi tek më i vogëli, është mahnitës dhe bashkëveprues.

Fun

13/03/2015 12:30

Në moshën 64 vjeçare, Roni dhe Doni Galyon janë binjakët më të vjetër në botë, trupat e të cilëve janë të kapur me njëri-tjetrin.
4b40699c-5b0e-4ad2-8611-61fb5e6cf030.quality_lighter.resize_640x.inline_yes

Më herët, italianët Giacomo dhe Giovanni, të cilët kishin lindur më 1877 dhe kishin jetuar deri në moshën 63 vjeçare e mbanin rekordin, transmeton Lajmi.net.

Por tani, Roni dhe Doni e kanë thyer rekordin, duke i befasuar kështu edhe familjarët dhe mjekët profesionist.

Vëllai i tyre më i ri Jim, tha për Nines Live Media që kur Roni dhe Doni kishin lindur më 1951, doktorët nuk besuan se ata do të mbijetojnë, duke menduar se as nata nuk do t’i zë të gjallë, transmeton Lajmi.net.

Por, pas rreth gjashtë dekadave, ata ende janë duke jetuar.

“Ata janë një trup, por dy qenie të mira njerëzore”, thotë Jim për dy vëllezërit e tij.
3ae063d8-ad91-425d-8b12-17761bcd1a35.quality_lighter.resize_640x.inline_yes

Binjakët kanë katër duar, katër këmbë, dhe e kalojnë çdo moment përballë njëri-tjetrit. ABC News raporton se binjakët kishin performuar edhe në cirke të ndryshme më parë, para daljes në penzion më 1991.

Tani, me ndihmën e Jim, binjakët mund të relaksohen në shtëpi dhe të kalojnë rutinën e tyre ditore.
393ffa0d-1094-4f40-aaac-b5cf1bad3a9c.quality_lighter.resize_640x.inline_yes

Me shtratin e tyre të përshtatshëm për ta dhe me mbështetjen e familjes, ata kanë arritur të jetojnë deri më tani duke e dashur njëri-tjetrin shumë, kjo e cila është gjëja më e rëndësishme.

Për të mësuar më shumë për ta, shikojeni videon më poshtë: