Mustafa nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe (Video)
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë asnjë kusht nga Lista Serbe për tu kthyer në institucionet e Kosovës.

Lajme
Ai gjatë përgjigjes së deputetes nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend, ka thënë se përfaqësuesit e kësaj liste i kanë premtuar se do të bisedojnë për kthimin e tyre, por ka bërë të ditur se nuk do të pranojnë kushte për kthim.
“Nuk kemi asnjë kushte të paraqitur për kthim”.
“Kam kruar që të vinë, kanë paralajmëruar se do të vinë që të bisedojnë, por kushte nuk kemi dhe nuk do të pranojmë”.
“Kushtet janë të njëjta për të gjithë në bazë të Kushtetuarës dhe marrëveshjes për koalicion. Në këtë marrëveshje nuk ka kushte të veçanta”, ka thënë Mustafa.
