Salihaj kërkon mbylljen e kazinove, thotë se po i shkatërrojnë familjet (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, e ka ngritur në Kuvend çështjen e kazinove të cilat, sipas tij, kanë shpërthyer si kërpudhat pas shiut.

Lajme

12/03/2015 11:29

Salihaj i ka bërë thirrje kryeministrit Mustafa që t’i mbyllë kazinotë dhe të kërkojë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit, sepse sipas tij, qytetarët e Kosovës po shkojnë drejt degjenerimit.

Ai tha se këtë po e bën, pasi që është lutur nga shumë gra të martuara e me shumë fëmijë që, siç tha ai, i kanë kërkuar që të ngirë zërin në Parlament.

“Kanë ardhur  te unë me lot në sy duke u ankuar se burrat e tyre krejt paratë çka i kanë po i harxhojnë në kazino. E këto nga pamundësia për të bërë diçka më shumë janë detyruar që të shkojnë drejt prostitucionit”, tha Salihaj.

YouTube player